Kryqi i Kuq thotë se spitalet e Gazës janë në ‘pikë pa kthim’

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se spitalet në Gazën veriore kanë "arritur në një pikë pa kthim", duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve

FOTO: REUTERS

Spitalet, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët në veri të Gazës duhet të mbrohen përderisa po zhvillohen luftime të ashpra, tha Kryqi i Kuq ndërkombëtar.

Mbrëmë, dëshmitarët okularë i thanë BBC-së se forcat izraelite ishin afër jo vetëm Al-Shifa- por edhe Al-Quds, Al-Rantisi dhe Spitali Indonezian.

Gjatë ditës së premte pati raportime për shpërthime brenda apo pranë tyre.

Një video e verifikuar nga BBC tregoi një grua brenda Al-Rantisit duke thënë se spitali i fëmijëve po “rrethohej” nga tanket dhe ishte plot me njerëz të cilëve iu tha të evakuoheshin.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se spitalet në Gazën veriore kanë “arritur në një pikë pa kthim”, duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve.

Kryqi i Kuq theksoi se spitalet e fëmijëve kanë pësuar dëme të mëdha nga luftimet mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.

Të premten, palestinezët evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime.

Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80.000 persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore.

Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, që nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, në Rripin e Gazës, janë vrarë mbi 11.000 persona, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor që udhëhiqet nga Hamasi. Në Izrael, ndërkaq është raportuar për mbi 1.400 të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika