Kthehet qasja në internet dhe shërbimet telefonike në Gaza pas një ditë ndërprerjeje

Kthehet qasja në internet dhe shërbimet telefonike në Gaza pas një ditë ndërprerjeje

Zjarr dhe tym pas një sulmi ajror izraelit në Gaza, 8 tetor 2023.

Qasja në internet dhe shërbimet telefonike në Gaza janë kthyer pas një ditë ndërprerjeje.

Siç raporton BBC, detajet e asaj që ndodhi gjatë natës të së premtes mbeten ende të paqarta, kur bëhet fjalë për operacionin ushtarak të Izraelit dhe efektet që ai pati në terren.

Mbyllja totale në komunikimet në Gaza po kthehet dhe siç raportohet, ndërprerja ka çuar në paralajmërime nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut se cilat mund të ishin efektet e saj në terren.

Kishte punonjës të ambulancës që nuk mund t’i përgjigjeshin urgjencave dhe njerëz të zakonshëm që nuk mund të merrnin në kontakt me të dashurit e tyre dhe të siguroheshin që ata janë ende gjallë.

Të shtunën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se kjo do të ishte një luftë e gjatë dhe e vështirë, se tani është në një fazë të re – faza e dytë – dhe ai pret që të ketë më shumë operacione tokësore, ajrore dhe detare.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika