Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit, stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë

Foto: Top Channel

Më 1998, pasi Asambleja Komunale e Podgoricës kishte pranuar kërkesën e Mulla Idriz Demirit që varrezat në Pobrezhie të zhvendoseshin në varrezat e reja të qytetit, ishte hapur tashmë rruga që eshtrat e Isa Boletinit të largoheshin nga aty për t’u varrosur në Kosovë.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini tregoi në detaje se si shkoi procesi, duke thënë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” se menjëherë pas publikimit të lajmit në njërën prej gazetave më të lexuara në vend, u lajmëruan disa figura si: Mulla Osmani, prof. Latif Berisha, Presidenti Rugova dhe nga familja ishin, Remzi Murati dhe Muhamet Shukriu.

“Atë kohë, babi im, Xhaviti ka qenë shumë sëmur nga shëndeti dhe si Boletin ishte shumë rrezik që t’i bie patrullave policore në sy, atëherë ka shku (në Mal të Zi te varrezat) djali i hallës së babit, Remzi Murati dhe Muhamet Shukriu, vetëm këta të dy. Dy mijë marka gjermane ua kishte dhënë Presidenti Rugova atë kohë për harxhimet e tyre që t’i sillnin eshtrat këtu në Kosovë”.

Gazmend Boletini tha se familjarët atje i ka prit hoxha me xhemat, dhe pas hapjes së varrezave renditja është bërë si në vijim: Isa Boletini, dy djemët e tij, dy nipat, dy miqt dhe kushëriri në fund.

“Gjithçka ka shku në mënyrë profesionale nga prof.Dr. Muhamet Shukriu, i cili iu ka bërë foto, e të gjitha. Pastaj i kanë tërhjek, së bashku me xhematin e Podgoricës që e ka organizu Mulla Idrizi. I kanë marr dhe me brushë të dhëmbëve një nga një i kanë la në hotel”, shtoi ndër tjera ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika