Kuçi: Kurti do të tërhiqet para ose pas sanskioneve, nuk e lë pushtetin për kaq pak

Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ku po diskutohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të tërhiqet para ose pas sanksioneve, sepse ai tashmë e ka pranuar Asociacionin

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe i gjithë tensioni është për zbatim të tij.

Tutje, Kuçi ka shtuar në emisionin “Rreth e rrotull” në RTV Dukagjini se shoqëria është bërë e polarizuar dhe njerëzit fyhen mes vete për situatat e krijuara.

“Kurti do të tërhiqet para ose pas sanksioneve. Kurti e ka pranuar Asociacionin, dhe i gjithë ky tension është tension për zbatim të Asociacionit, sot duhet të flasim sa skajshmërisht është e polarizume shoqëria. Në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit janë të renditur, të cilët fyhen mes vete, pro Vuçiq, me Albinin, pro Vuçiqit, pro ndërkombëtarëve, kundër ndërkombëtarëve”, është shprehur Kuçi.

Gjatë intervistës, ajo ka shtuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk do ta lërë pushtetin për kaq pak, pasi kur ai ka pranuar të takohet në Bruksel, ai tashmë ka zgjedhur këtë mënyrë dialogimi.

“Kurti nuk e len pushtetin për kaq pak, sepse ai ka vendosur që kur ka zgjedhur Brukselin, kur ka pranuar postin dhe ka shkuar në takime, ai e ka zgjedhur këtë mënyrë dialogimi”, është shprehur Kuçi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika