Kuçi: Vuçiqi shpërfill Rubion vendos veten mbi “Shën Pjetrin” dhe shpall “fundin e historisë”

Gurakuç Kuçi, Bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ka reguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk do të fliste për Kosovën “jo me Marko Rubion, por as me Shën Pjetrin”, duke shtuar se “Kosova është Serbi, ishte dhe do të jetë” dhe se ky është “fundi i historisë”.

Sipas Kuçit, kjo deklaratë u bë pothuajse në të njëjtën kohë kur Vuçiqi krahasoi luftën SHBA–Iran me viktimizimin e Serbisë dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s në vitin 1999.

Kuçi vlerëson se me këtë qëndrim, Vuçiqi nuk pozicionohet vetëm si udhëheqës politik, por tenton ta vendosë veten në një nivel të shenjtërisë, duke e absolutizuar pushtetin e tij dhe duke e personifikuar atë me gjithçka që paraqitet si “serbe”.

“Një qasje e tillë i ngjan modelit të regjimeve teokratike, ku pushteti politik merr dimension mitik dhe sakral”, thekson ai.

Në analizën e tij, Kuçi rikujton se Shën Pjetri, i lindur në Betsaida të Palestinës, është një nga apostujt më të rëndësishëm të krishterimit dhe përfaqëson dimensionin universal të religjionit.

Ai nënvizon se Serbia shpesh e paraqet veten si mbrojtëse të krishterimit evropian dhe të ortodoksisë, veçanërisht kur akuzon Kosovën për cenim të të drejtave të serbëve dhe trashëgimisë fetare. Megjithatë, sipas tij, deklarata e Vuçiqit krijon një paradoks, pasi figura e Shën Pjetrit përdoret si mjet retorik, ndërsa pushteti politik vendoset mbi figurën e shenjtë.

Kuçi vlerëson se kjo nuk është vetëm një deklaratë kundër SHBA-së, por një instrumentalizim i figurës së shenjtë për qëllime politike.

“Nëse Kisha Ortodokse Serbe është konsistente me doktrinën e saj, do të duhej të reagonte ndaj përdorimit të shenjtorëve në debate të përditshme politike. Shenjtëria nuk mund të shërbejë si mburojë pushteti”, thekson ai, duke shtuar se një reagim i tillë do të duhej të vinte nga të gjithë të krishterët.

Në përfundim, Kuçi vlerëson se përmes kësaj deklarate ndaj Marco Rubios dhe përfshirjes së Shën Pjetrit në diskursin politik, Vuçiqi sakralizon pushtetin e tij dhe shpall “fundin e historisë” si akt politik, por historia, sipas tij, nuk mbyllet me deklarata.

Ai paralajmëron se paqja në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë për aq kohë sa narrativat e absolutizimit dhe mohimit vazhdojnë të prodhohen nga qendrat e pushtetit në Beograd.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika