Kulla Eiffel në errësirë për shkak të krizës energjetike

Gjersa Evropa përballet me rritjen e çmimeve të energjisë, kriza do të detyrojë Kullën Eiffel, një nga monumentet më të vizituara në botë, dritat vezulluese të së cilës karakterizojnë natën në horizontin e Parisit, të errësohet herët

Eiffel Tower, Paris

Kulla Eifel do të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht për shkak të krizës energjetike të rënduar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Kulla Eifel aktualisht ndriçohet pasi të errësohet deri në orën 1 të mëngjesit nga një sistem ndriçimi i ndërlikuar që i jep asaj një shkëlqim të artë falë 20 mijë llambave ndriçuese.

Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.

Eiffel Tower, Paris

Lëvizja për të zvogëluar ndriçimin shihet si një mënyrë për të dhënë një shembull për reduktimin e ndriçimit të qytetit në përgjithësi.

Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha për The Guardian: “Është një gjest shumë simbolik – pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth kursimit të energjisë”.

Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve që vinin para Covid-it në më shumë se 20 mijë vizitorë në ditë.

Autoritetet e tjera të qytetit po reduktojnë gjithashtu ndriçimin gjatë natës në vende të rëndësishme. Monumentet në Marsejë, përfshirë Pallatin Pharo, do të fikin dritat më herët nga fundi i shtatorit për të kursyer energji.

Në Berlin këtë verë, ndriçimi gjatë natës u reduktua në disa monumente, duke përfshirë Victory Column, Kishën Përkujtimore të Kaiser Wilhelm dhe Jewish Museum.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika