Kupa e Botës për Klube: Real Madrid fillon kërkimin për titullin e pestë në fazën gjysmëfinale

Ekipi spanjoll Real Madrid, do të fillojë përpjekjet e tyre për titullin e pestë të Kupës së Botës për Klube të mërkurën më 8 shkurt

Real Madridi së fundmi fitoi Kupën e Botës për Klube në vitin 2018

Të mërkurën fillon aventura për Kupën e Botës për klube, ku skuadra spanjolle, Real Madrid do të ndeshet me ekipin egjiptian, Al Ahly.

Stadiumi “Prince Moulay Abdellah” në Marok do të jetë nikoqiri i kësaj përballje, në të cilën Reali synon fitoren, e cila do t’ia siguronte biletën drejt finales së kësaj gare.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me skuadrën e Al Hilal, e cila mbrëmë mposhti ekipin Flamengo me rezultat 3:2.

Sa I përket ekipeve, do të kenë problem me mungesa të lojtarëve, kur për egjiptianët nuk do të paraqiten Mostafa Shobeir, Karim Fouad dhe Akram Tawfik kurse tek Reali mungojnë Courtois, Benzema, Militao, Mendy, Hazard dhe Lucas Vasques.

Real Madridi ka fituar të katër edicionet e Kupës së Botës për Klube që ka konkurruar (2014, 2016, 2017 dhe 2018), të cilave u shton edhe tre triumfe të tjera në Kupën e vjetër Interkontinentale (1960, 1998 dhe 2002).

Nëse Real Madridi do të triumfojë në finalen e Rabatit, do të jenë 10 vite radhazi me triumfe të skuadrave evropiane.

Skuadra e fundit e Amerikës së Jugut që fitoi Kupën e Botës ishte në vitin 2012 ishte Corinthians që mundi Chelsean.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika