Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushë përballë Andorrës, në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “SHBA–Kanada–Meksikë 2026”.
Përballja do të luhet në orën 20:45.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka përmbyllur përgatitjet me një seancë të plotë stërvitore, ku të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe gati për sfidën.
Në renditjen e Grupit K, Shqipëria renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Andorra mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar.
Në krye të grupit ndodhet Anglia me 18 pikë, e cila e ka siguruar tashmë matematikisht kualifikimin në Botëror.
Pas ndeshjes së sotme, kuqezinjtë do ta mbyllin fushatën kualifikuese më 16 nëntor, në “Air Albania”, përballë lideres Angli.