“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën

Në studion se “Debat Plus” ministri i Bujqësisë Faton Peci ka pasur përplasje me analistin Imer Mushkolaj në lidhje me punësimet në dikasterin që ai drejton dhe qeverisjen e kaluar.

Peci ka thënë se qeveria paraprake u kishte mbetur borxh fermerëve, derisa sipas tij mjetet që u kishin kompensuar vitin e ardhshëm, i kanë konsideruar sukses e rritje të subvencioneve për bujqësi.

“Mjetet bujqve do t’iu dalin brenda këtij viti. Nuk do të bëjmë si qeveria paraprake që u ka pagua vetëm gjysmën e mjeteve”, ka thënë Peci.

E, Mushkolaj këtu e ka ndërprerë ministrin.

“Mos bëni krahasime o Faton. Ju keni program tjetër. Ne i kemi larguar nga pushteti ata. Ju tash folni për vete”, ka thënë Mushkolaj.

“Po mirë ua kemi bërë shumë që i kemi largu. Kurrë më mos u kthefshin”, ka deklaruar Peci.

Më tej Mushkolaj ka thënë se kjo qeveri, bujqësisë nuk i ka kushtuar më shumë se një faqe në program.

“ E rëndësishme është që çështje u trajtua”, i është kundërpërgjigjur Peci.

Edhe emri e Venera Qerkinit ka sjellë përplasje mes Pecil e Mushkolajt, pasi e njëjta ka lidhje familjare me presidenten Osmani.

“Venera Qerkini ka ardhur si huazim nga Ministria e Pushtetit Lokal në një pozitë ekuivalente. Ka qenë huazim për gjashtë muaj dhe më pas e kemi shpallur konkursin dhe unë e kam inkurajuar për të aplikuar. Jam shumë krenar për këtë gjë pasi është juriste shumë e zoja”, ka theksuarPeci.

“Venera Çerkini, është vajza e tezes së Presidentes Vjosa Osmani, apo?”, i është kundërpërgjigjur Mushkolaj.

“Presidentja i ka me dhjetëra vajza të tezeve. Venera kur e ka filluar karrierën nuk e ka filluar si familjare e Presidentes Osmani.  E pakuptimtë pse e sulmoni prej një viti personin në fjalë”, i është përgjigjur Peci.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika