Kurti: 22 maji është përkujtimi i rrugës sonë për drejtësi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se civilët shqiptarë u plaçkitën dhe torturuan, u arrestuan e plagosën, ndërsa shtëpitë e tyre u dogjën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku përkujtuar 22 majin, datë kjo që korrespondon me atë të vitit 1999, ku forcat e Serbisë dëbuan nga shtëpitë e tyre me mijëra banorë të Vushtrrisë, në lagjet te varrezat e qytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se civilët shqiptarë u plaçkitën dhe torturuan, u arrestuan e plagosën, ndërsa shtëpitë e tyre u dogjën.

“Mijëra burra të grumbulluar me dhunë u dërguan në palestrën sportive, ku vazhduan të maltretohen. Gjatë kësaj dite, nga forcat e Serbisë u vranë dhe u zhdukën 68 shqiptarë.  Trupat e tyre u kthyen në vendlindje në periudha të ndryshme ndërmjet viteve 2003 – 2012”, shkroi Kurti.

Sipas kreut të ekzekutivit, në përpjekje të zhdukjes së krimeve, ata ishin dërguar me kamionë në varreza masive në Serbi.

“67 trupa të të vrarëve në Vushtrri u gjenden në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit. Viktima më e re ishte 15 vjeç, ndërsa më e vjetra 71 vjeç”.

“22 Maji” është emërtimi i rrugës ku forcat serbe kryen shumë nga vrasjet atë ditë.

“22 maji është përkujtimi i rrugës sonë për drejtësi. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të lirisë! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika