Kurti: Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin William Walker, dhe ka falënderuar atë për interesimin e përhershëm rreth Kosovës dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori William Walker

Në shënim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në mbledhjen e 118-të të Qeverisë, janë  ndarë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat dhe besimet për të ardhmen”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Tutje njoftohet se kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin Walker për kontributin e tij “të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën”.

“Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash njoftohet se “populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”.​

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika