Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, me rëndësi historike

Kryeministri Albin Kurti ka takuar një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), për të diskutuar për të drejtat e komuniteteve joshumicë, të drejtat e njeriut, dhe sundimin e ligjit në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), ku tema kryesore të diskutimit ishin të drejtat e komuniteteve joshumicë, të drejtat e njeriut e sundimi i ligjit.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është me rëndësi historike.

“Andaj dhe Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt këtij qëllimi. Krahas përfitimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do të rriste edhe standardin dhe performancën e sistemit vendor të drejtësisë nga i cili përsëri përfitojnë qytetarët”, tha kryeministri.

Ai shtoi se demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera që ndahen me Këshillin e Evropës, e të cilat po ashtu janë vlera që fuqizojnë dinjitetin e qytetarëve dhe mundësinë për zhvillimin socio-ekonomik.

“Në mesin e veprimeve të Qeverisë me fokus komunitetet jo-shumicë, kryeministri Kurti theksoi faktin se me buxhetin e vitit 2024, Ministria për Komunitete dhe Kthim do të jetë ministria me rritjen më të madhe të buxhetit, me përjashtim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 ka ndarje më të madhe buxhetore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ai përmendi fondin prej tre milionë eurosh për komunitetet joshumicë për këtë vit si dhe buxhetin prej dy milionë eurosh për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në komuna, i cili si program pritet të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Kurti e njoftoi delegacionin edhe me përbërjen multientike të kabinetit qeveritar dhe nivelin e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në institucionet shtetërore.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika