Kurti arrin me një orë vonesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka arritur me një orë vonesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai erdhi i fundit në këtë mbledhje teksa shoqërohej nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë edhe zgjedhja e Presidentit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i partisë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar dje me kryetarin e Partisë Demokratike, Bedri Hamza.

Ai tha se pritet që edhe kjo parti të propozojë kandidatin e saj për kreun e shtetit, njofton Dukagjini.

“Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillohet nesër. Ajo nuk është thirrur vetëm për çështjen e Presidentit të Republikës, por është pjesë e detyrimeve tona statutuese, pasi çdo vit duhet të mbajmë katër mbledhje, pra një çdo tre muaj. Veçanërisht, 2026-a është vit zgjedhor për partinë tonë,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se LVV po përgatitet për fazat e ardhshme, dhe se diskutimi mbi Presidentin do të jetë pjesë e agjendës.

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes diskuton edhe për kandidatin për President

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika