Kurti arrin në Bratisllavë për të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Bratisllavë, ku do të jetë pjesë e forumit për siguri globale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Bratisllavë për të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se pjesëmarrja e kryeministrit në këtë forum është shtyrë për shkak të zhvillimeve në veri, dhe nuk dihej nëse do të merrte pjesë apo jo.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë këtë në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kurti paraprakisht kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Vuçiqi i bëri komentet në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika