Mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka arritur në sallën plenare.
Kurti ka arritur në seancë me 1 orë e 8 minuta vonesë, njofton Dukagjini.
Aktualisht në Kuvend janë duke u bërë thirrjet e fundit që deputetët të kthehen në sallë dhe të nis seanca e jashtëzakonshme që ka vetëm një pikë të rendit të ditës e që është krijimi i Qeverisë së re.
Po ashtu pritet ardhja edhe e kryparlamentarit, Dimal Basha, që të bëjë nisjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.