Kurti: Arsyen e dështimit të takimit me Vuçiqin kërkojeni në Beograd e jo në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arsyeja e dështimit të takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet të kërkohet në Beograd e jo në Prishtinë. Sipas tij, Serbia po tenton të largohet nga bisedimet me Kosovën, sepse nuk do që t'i vendosë sanksione Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media

“Faktori kryesor pse Serbia po i ik bisedimeve me Kosovën, është sepse nuk duan që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, ata për këtë arsye po e vonojnë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për dështimin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, dështimi i këtij takimi duhet të kërkohet në Beograd e jo në Prishtinë.

Kreu i Qeverisë ka thënë se që nga 24 shkurti i këtij viti kur filloi invazioni rus mbi Ukrainën, në Serbi është rritur shumë mbështetja popullore për Kremlinin.

“Ata po përpiqen që ta vonojnë procesin e konsolidimit të brendshëm pikërisht që të vazhdojnë të ulur në 3-4 karrige”, ka thënë Kurti.

Për Kurtin, dialogu duhet të jetë për marrëveshje e jo dialog për dialog.

“Kjo marrëveshje në parim dhe në thelb është e qartë, është marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve që në qendër ka njohjen reciproke”, ka theksuar ai.

Sipas Kurtit, Beogradi është në siklet, e jo Prishtina.

“Ne jemi të përkushtuar, kreativë dhe të përgjegjshëm. Nuk varet vetëm nga ne, duhet të shtohet trysnia transatlantike mbi Beogradin në mënyrë që ata të përcaktohen edhe për ata të cilët nuk e kuptojnë që ata tashmë janë përcaktuar”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Sipas Kurtit, nuk mund të jesh neutral midis zjarrit dhe zjarrfikësit, pasi neutraliteti është cinizëm.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika