Kurti: Asnjëherë nuk do të lejojmë prekjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se gjatë kohës kur po kërkojnë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, "as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës"

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Kurti ka deklaruar se asnjëherë nuk do të tolerohet prekja e pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Kurti është shprehur që kur kërkojnë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, “as që bëhet fjalë të mendohet se do të tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës”.

Kryeministri Kurti ka shtuar se Kosova në aspektin ndërkombëtar po e bën detyrën e vet, “duke u rreshtuar menjëherë e pa asnjë kusht në radhën e vendeve që dënuan Rusinë e që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Në këtë mbledhje, Kurti ka thënë se siç vepronte në të kaluarën Serbia, është duke vepruar gjatë kësaj periudhe edhe Rusia.

“Menduam se me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje, po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit”, ka theksuar Kurti.

Gjatë mbledhjes, Kurti ka përmendur disa arritje të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë katër viteve të fundit.

Ai ka theksuar protestën e shtatorit të vitit 2018, sipas tij, më e madhja pas luftës në Kosovë, me slloganin “Një popull si nënshtrohet një njeriu”. Ndërsa për vitin 2019, Kurti ka përmendur fushatën masive, gjithë Kosovën kundër “PAN hajnisë”. Po ashtu, ka theksuar se në tetor të viti 2019 dolën të parët në zgjedhje dhe në shkurt të vitit 2020, e krijuan qeverinë e parë të udhëhequr nga kjo parti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika