Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Hasan Prishtina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.

Kurti ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrisë.

Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.

“U bisedua për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosoës, Albin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në folotren e Kuvendit të Shqipërisë, ka shprehur nevojën për bashkëpunim.

“Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar por për të kontribuar. Hapësira jonë publike, politika, kultura, ekonomia nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por kalaja e përbashkët, ku e vëmë të gjithë nga një gur. Ne duhet të punojmë bashkë, të ndajmë ide me njëri-tjetrin, t’i pranojmë perspektivat e ndryshme, kritikat njëri-tjetrit”, ka thënë Kurti duke kërkuar që prioritet të jetë pozita e Kosovës dhe e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe jo pozita vetjake.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shprehu të njëjtin shqetësim.

“Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt, por nga ana tjetër nuk janë më mirë në raport me vetveten”, ka thënë Rama.

Për këtë mbledhje që nga palët u quajt historike, në oborrin e Kuvendit ishte hapur një ekspozitë me momentet më të rëndësishme të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si dhe ishte organizuar një koncert me këngë dhe valle popullore shqiptare.

Derisa kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, qeveritë e të dyja vendeve viteve të fundit kanë organizuar disaherë mbledhje të përbashkëta të qeverive.

Aty janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje që për qëllim kanë rritjen e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në fushën e ekonomisë.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika