Kurti bën homazhe te varri i profesorit, Ejup Statovci

Në shënimin e 25-vjetorit të protestës së studentëve më 1997, Kryeministri Kurti ka bërë homazhe te varri i profesorit dhe ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci. Krahas Kurtit, prezent ishin edhe bashkorganizatorët e protestës si Bujar Dugolli, Driton Lajçi e të tjerë

Kryeministri Kurti në homazhe tek varri i profesorit dhe ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci krahas bashkëorganizatorëve të protestës, Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Muhamet Mavraj dhe të tjerë

Në shënimin e 25-vjetorit të protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i profesorit, Ejup Statovci.

Pas një minuti heshtjeje në varrezat e lagjes “Arbëria” në Prishtinë, Kryeministri Kurti e ka cilësuar Statovcin sikurse intelektual dhe kryengritës.

“Profesori Statovci në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, por ai ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç, veçse ato dekada të jetës së atij ia kanë vlejtur fort, jo vetëm për të dhe familjen, por për Universitetin, studentët popullin dhe kombin shqiptar”, ka thënë Kurti gjersa e ka cilësuar si një figurë të jashtëzakonshme, e ardhur në kohën e duhur.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se mungesa e tij është e pashmangshme në përvjetorin e protestave të studentëve.

Krahas Kurtit, prezent ishin edhe e shoqja e Statovcit, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe njëri ndër pjesëmarrësit e protestës, Bujar Dugolli.

Ndryshimi që erdhi nga protestat e studentëve këmishëbardhë të UP-së

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika