Kurti: Buxheti i mbrojtjes shënon rritje 52 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka pohuar se Kosova është e orientuar politikisht dhe strategjikisht drejt integrimeve euroatlantike

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria ka ndarë buxhet prej 102 milionësh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo shifër, siç deklaroi ai, shënon rritje prej 52 për qind të kësaj linje buxhetore në krahasim me vitin e kaluar.

“Synojmë që brenda mandatit të kësaj qeverie të arrijmë përqindjen prej 2 për qind të GDP që është një standard i pashkruar për vendet e NATO-s”, ka shtuar Kurti.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti mori pjesë dhe ishte folës në seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme.

Kurti gjatë fjalimit të tij në seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe Ballkanin perëndimor si “regjion me shumë probleme të pazgjidhura”, duke thënë se jo vetëm që nuk është imun, por është tejet i cenueshëm në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë.

Lidershipi politik i Serbisë, siç ka theksuar ai, ka maksimizuar mundësinë që i ka dhënë ndryshimi i ambientit strategjik të sigurisë, për të shtyrë përpara interesin e saj parësor për një Serbi si homogjeni regjionale.

Sipas tij, Kosova është shumë e qartë në orientimin e saj politik dhe strategjik drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Pamje nga seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ndër prioritetet e saj kryesore ka promovimin e vlerave demokratike, angazhimin diplomatik për përafrim me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, si dhe ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s.

Gjithashtu, sipas kreut ekzekutiv, Qeveria e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar për të kompletuar aspektin ligjor për të mundësuar zhvillimin e FSK-së në përputhje me ushtritë e vendeve të NATO-s.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika