Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është pikëlluese të njoftohemi që në këtë ditë të parë të vitit 2026, ka vdekur Nexhat Daci, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Kurti vlerësoi lartë Dacin teksa u shpreh se do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Mes tjerash, u ka shprehur ngushëllime familjes Daci, kolegëve të tij profesorë dhe akademikë, si dhe bashkëpunëtorëve të tij.
