Kurti: Defektet në sistemin e arsimit nuk mund të rregullohen shpejt

Kreu i ekzekutivit është shprehur i shqetësuar me rezultatet e testit të PISA-s, të cilat, sipas tij, treguan “për defektet strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 178-të të Qeverisë ka thënë se defektet në arsim nuk do të mund të rregullohen shpejt.

Kreu i ekzekutivit është shprehur i shqetësuar me rezultatet e testit të PISA-s, të cilat, sipas tij, treguan “për defektet strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë”.

“Qeverisja kërkon sa përkushtim edhe energji. Si qeveri e re e një vendi të ri me popullatë të re jemi të përkushtuar me rini. Të hënën e kumtuam lajmin që Kosova është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare “Shoqata Evropiane e Kartës Rinore EYCA” karta me të cilën do të mund të pajisen të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se me këtë kartë të rinjve do t’u jepet qasje në mbi 60 mijë zbritje dhe benifite në transport, akomodim, arsim, sport, kulturë, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.

“Testi PISA po tregon se në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë. Mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika