Kurti dhe Rashiq takojnë pjesëtarët e komunitetit jo shumicë goran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Enes Goran, është takuar me pjesëtarë të komunitetit jo shumicë goran

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Enes Goran, është takuar me pjesëtarë të komunitetit jo shumicë goran, të premten e 19 majit.

Në këtë takim, kryeministri Kurti i përditësoi me veprimet e qeverisë për komunitetin goran nga takimi i fundit që kishin në tetor. Këtu përfshihet pakoja mbështetëse prej 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë, për OJQ-të, bizneset e reja dhe ekzistuese, dhe për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale.

“U fol edhe për programin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, për ndarjen e 500 mijë eurove për OJQ-të dhe mediat, me mjete të rezervuara për secilin komunitet; dhe për përfituesit goran nga thirrja e fundit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive. Kryeministri përmendi punën e Qeverisë me Komisionin për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut dhe iniciativën për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Të pranishmit kanë ndarë brengat e tyre për sa i përket punësimit të komunitetit në institucione, ndërsa kryeministri ka ndarë me ta planet për adresimin dhe trajtimin e kësaj çështjeje.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika