Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel

FOTO: BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë raporton Radio Evropa e Lirë.

Kjo, njëherësh, ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja thanë më herët se presin që palët “ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës”, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka filluar pak pas orës 18:00.

Sipas pamjeve që ka publikuar BE-ja në këtë takim, përveç ndërmjetësve Lajçak e Borrell, janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Nis takimi Kurti – Vuçiq

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika