Kurti diskuton me deputetë të Parlamentit Evropian për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një lidhje direkte ka marrë pjesë në diskutimin me temën “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”, me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, nëpërmjet një lidhje direkte së bashku me deputetët e Parlamentit Evropian, ka marrë pjesë në diskutimin me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”.

Kryeministri Kurti është shprehur se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, para se të rendiste disa nga arsyet kryesore të aplikimit e të cilat përputhen edhe me vetë titullin e diskutimit.

“Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti ka shtuar se aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut.

“Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti”, thuhet tutje në njoftim.

“Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl, për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës”, vijon njoftimi.

Mes tjerash, pjesëmarrës në këtë diskutim ishin edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko.





Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika