Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet edhe me opozitën, pas një takimi paraprak me presidenten aktuale Vjosa Osmani.
“Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentit. Paraprakisht, do të ulem me presidenten aktuale dhe më pas do t’i ndërmarrim hapat e ardhshëm për të ecur përpara bashkë, sepse për marrëveshjet ndërkombëtare dhe zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 deputetë në sallë, edhe nëse votojnë kundër. Ky është hapi i tretë”, ka deklaruar Kurti në konferencë për media.
Kurti shpall “fitoren historike”: Më e madhja në historinë e vendit
