Kurti: DokuFest është ngjarja më e madhe kulturore ndërkombëtare në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka thënë se festivali DokuFest është institucion i rëndësishëm i krijimtarisë dhe i edukimit artistik. DokuFest, sipas kryeministrit, është ekonomi për qytetin, vullnetarizëm për rininë, rrjetëzim për artistin, dhe kulturë për turistin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“DokuFest është ngjarja më e madhe kulturore ndërkombëtare në Kosovë”, kështu e përshkruan kryeministri i Kosovës festivalin DokuFest.

Kryeministri Kurti ka shkruar se festivali DokuFest është institucion i rëndësishëm i krijimtarisë dhe i edukimit artistik.

“Ndonëse ka hyrë në dekadën e tretë të ekzistencës, festivali asnjëherë nuk e humbi magjinë e vet. Përkundrazi, edhe ky edicion që nisi mbrëmë, premton një javë plot shkëlqim mbi gurët e monumenteve të Prizrenit”, shkruan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Facebook.

Sipas kryeminisrit të Kosovës, festivali DokuFest është mënyra më efektive për t’ia rrëfyer botës krijimtarinë dhe potencialin tonë artistik, zellin e talentin rinor. Ai është edhe ekonomi për qytetin, vullnetarizëm për rininë, rrjetëzim për artistin, dhe kulturë për turistin.

Edicioni i 21-të i festivalit DokuFest

“Si adhurues i kinemasë dhe i qytetit të Prizrenit, natyrshëm kam qenë pjesëmarrës i rregullt i edicioneve të festivalit. Tash me përgjegjësi shtesë, në krye të Qeverisë që po e realizon reformën më të madhe kulturore ndonjëherë në vend, që DokuFest dhe pjesa tjetër e skenës së pavarur kulturore të gëzojnë mbështetje të rritur dhe partneritet strategjik për nevojat zhvillimore dhe diplomatike të shtetit tonë”.

Kurti shton se edicioni i 21-të  është mundësi e mirë dhe arsye e fuqishme për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për ata që patën guxim në fillim. Dhe pastaj edhe vizion, durim e përkushtim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika