Kurti e Konjufca në shënjestër gjyqtarët e Kushtetueses, po kontribuojnë në krizën politike

Kurti është votuar për kryeministër në qeverinë nga Lëvizja Vetëvendosje ndonëse kushtetuesja vendosi masë të përkohshme për deputetët. Nga investimet që ka bërë sa ishte në qeveri, e për planet nëse sërish vazhdon si kryeministër i Kosovës, e deri tek kritikat për gjyqtarët e Kushtetueses e për mediat, ka folur kryetari i LVV-së nw ditwn kur morri votat nga Partia e tij

“Ndërmjet mandatit tonë që s’po përfundon, e mandatit të ri që s’po fillon…”

Për këtë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka një fajtor.

Gjykatën Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme, duke pezulluar punën e depuetëteve deri më 30 shtator, pas kërkesës së Listës serbe, e cila u ankua për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Kurti i cili në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të LVV-së është votuar unanimisht për kryeministër në Qeverinë e Kosovës, nuk kurseu kritikat për gjyqtarët e Kushtetuese.

“E dimë që ndodhet Gjykata Kushtetuese e cila po funksionon si një hije politike e opozitës ndaj LVV-së, megjithatë u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetar gjykata morri masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës serbe, pa arsyeshëm besoj unë dhe kërkoi që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shator plot 25 ditë kote, kjo është ngjajshëm sikur Ministri ynë i shëndetësisë Arben Vitia të lëshoj një vendim mjeksor që ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjeksore për shkak të gjendjes së rënduar të tyre…”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri në detyrë, ndonëse çdoherë ishte kritik ndaj sistemit të drejtësisë, ai kësaj radhe ishte më i ashpër në gjuhën e tij.

“E si mosbesues e si mospranues të rezultatit të zgjedhjeve tash janë bërë të gjithë bashk sërish dhe po përdorin levat e tyre në prokurori e gjykata për me marr naj letër ntavolina a nëntavolina atë që populli nuk ua dha e nuk ua jep në kuti e vendvotim..”, ka theksuar ai.

E sipas ish kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca sivjet kanë parë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.

“Qasja e saj ishte më shumë politike se kushtetuese. Kushtetuesja është para një vendimi të madh. Kushtetuta e republikës sonë nuk jep kurrfar supremacie në relacion me kryesinë e kuvendit, partisë fituese serbe. Gjykata nuk ka çfarë të interpretojë më tej Kushtetutës. Ose do të hapet rruga që Kuvendi do të vazhdojë ose do të vazhdojmë në zgjedhje të reja. Skenari i tretë është më i keqi i mundshëm. Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore..”, ka deklaruar Konjufca.

Që nga 15 prilli deputetët e Kuvendit, janë mbledhur në dhjetra herë për të konstituar legjislaturën e re.

Edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e 4 nënkryetarë të Kuvendit, ende situata vazhdon të jetë e paqartë, meqë kryetari Dimal Basha e ka shpallur të konstituar Kuvendit, por kjo është kontestuar nga partitë që ishin në opozitë e nga shoqëria civile.

Të fundit nga rubrika