Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin e Financave në detyrë, Hekuran Murati, për refuzimin e takimit që do të mundësonte zgjidhjen e krizës së buxhetit në kryeqytet.
Në një reagim në Facebooj, Rama ka thënë se ky refuzim po cenon shërbimet bazike për qytetarët e Prishtinës dhe mirëqenien e punëtorëve të komunës.
“Kryeministri në detyrë dhe ministri i Financave në detyrë refuzojnë të takohen!
Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre!
Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit”, ka shkruar Rama.