Kurti e njoftoi kryeparlamentarin kroat për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq, me të cilin bisedoi për progresin demokratik dhe shoqëror të Kosovës të katër viteve të fundit.

Në fokus të takimit ishte edhe fuqizimi e thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm mes shteteve tona, si në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por gjithashtu edhe në marrëdhëniet ndërmjet Kuvendeve tona, e sidomos në komisionet parlamentare për integrim evropian dhe ato për punë të jashtme, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti shprehu dhe synimet strategjike të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe bashkimit të familjes së shteteve partnere në NATO dhe BE ku edhe Kroacia bën pjesë, për çka e falënderoi dhe shtetin kroat për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Në vijim, u trajtua edhe sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, për çka kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, për synimet destruktive të sulmit dhe dëmtimit të infrastrukturës kritike, si dhe për hetimet të cilat po vazhdojnë e kanë sjellë deri tash konfiskimin e armatimit, uniformave dhe emblemave të ushtrisë, shumica dërmuese prej të cilave janë të Serbisë dhe 20 tjera të Rusisë, e që tregojnë për përfshirje të Serbisë dhe aktorëve të tjerë të jashtëm.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika