Kurti: Eksporti me Kroacinë është trefishuar, importi është dyfishuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet mes Kosovës dhe Kroacisë, derisa në aspektin ekonomik ka thënë se eksporti me këtë vend është trefishuar, ndërsa importi është dyfishuar

Ilustrim (EO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë marrëdhëniet me Kroacinë duke thënë se Kosova ka lidhje historike, politike e gjeografike me shtetin kroat.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra tjetrën politikisht, historikisht por edhe gjeografikisht. Ka ardhur koha që të forcojmë po ashtu edhe lidhjet tona ekonomike, pasi i shqyrtova trendet e shkëmbimeve tona tregtare të viteve të fundit ndjehem i sigurt që jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë dhe duhet ta kapim këtë mundësi dhe të kemi një nisje të jashtëzakonshme në vitin 2023 në të cilin veçse kemi hyrë”, u shpreh Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci.

Kurti në Forum, ka theksuar se eksporti me Kroacinë është trefishuar ndërsa importi është dyfishuar.

“Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar ndërkaq importet nga Kroacia janë dyfishuar. Për momentin janë më shuëm se 160 kompani kroate që punojnë në Kosovë me rreth 650 puntorë. Jam i sigurt që këto shifra vetëm sa do të rriten në javet, muajt e vitet në vijim. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për investimet e huaja direkte”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, Kurti ka shtuar se Kosova është përmirësuar sa i përket lirisë së medias dhe luftimit të krimit e të korrupsionit.

“Si shtet kemi dëshmuar që jemi ndër vendet më demokratike në rajon, jemi përmirësuar për 17 vende sa i përket lirisë së medias, gjithashtu jemi ndër vendet më të suksesshme për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Për vitin e dytë me rradhë Kosova është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e dyta në botë për nga përmirësimi dhe sundimi i ligjit”, ka deklaruar ai.

Tutje, ka vazhduar lëvdata për shtetin kroat, duke theksuar se Kroacia shihet si një prej partnerëve më të besueshëm për Kosovën.

“Është koha e duhur për rritjen e investimeve të huaja direkte dhe të eksporteve tona. Kroacinë e shohim si një prej aleatëve e partnerëve më të besueshëm dhe shpresojmë një prej miqve tanë të cilët do të jenë të tillë edhe në fushën e ekonomisë. Për një të ardhme që sjellë përfitime reciproke për të dyja vendet. Andaj, le ta shtojmë dhe le ta rrisim edhe më tej këtë komunikim për të mirët e të dyja vendeve”, është shprehur Kurti.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika