Kurti: Adem Jashari e ka hisen më të madhe në historinë e vendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vetë shteti i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vetë shteti i Kosovës.

Kurti ka theksuar se Kosova është çliruar prej Serbisë okupatore, pikërisht, nëpërmjet kësaj trashëgimie politike, që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.

“Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po forcohet shteti ynë”, tha Kurti, duke shtuar se e ka fjalën për trashëgiminë e dalë nga rezistenca e armatosur e aktivizimi politik përgjatë dekadave.

Kurti ka theksuar se “Epopeja e UÇK-së dhe historia e luftës së armatosur të Adem Jasharit dhe familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë atyre që ecën bashkë me ta dhe pas tyre në luftën e çlirimit përmbledhin një trashëgimi të madhe politike, kulturore dhe kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilën është ndërtuar edhe vetë shteti i saj”.

Kurti ka thënë të martën në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së se liria ishte kushti i jetës dhe i vdekjes së Adem Jasharit.

Sipas tij, rezistenca e familjes Jashari të Prekazit është unike në vetvete, por ajo nuk është e pareferencë në historinë e shqiptarëve.

“Adem Jashari ka një hise të madhe, që është hisja më e madhe që mund të ketë një njeri në historinë e vendit të tij…Ajo është hisja e një njeriut që brenda kohës së tij e qenies së tij vepruese, lirinë individuale e përbashkoi e kombin e tij deri në vdekje…Epopeja e UÇK-së e lufta e familjes Jashari përmbledh një trashëgimi të madhe politike e kulturore. Kosova u çlirua nga Serbia okupatore, nga një trashëgimi politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit, e nga po kjo trashëgimi po ndërtohet e po forcohet dhe shteti ynë. E kam fjalën për trashëgiminë e dalë nga kultura dhe rezistenca e armatosur dhe aktivizimi i kulluar politik, sidomos, nga lidhja e Prizrenit që i ka karakterizuar shqiptarët. Rezistenca e Jasharëve të Prekazit është unike në vetvete. Por ajo nuk është pa referenca në historinë e shqiptarëve, nuk është e patrasueshme edhe më tutje edhe sot”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika