Kurti ftesë të gjithë opozitës, pritet t’i përgjigjet vetëm Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte pritet të takohet me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj me të cilin do të diskutoj për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e kanë refuzuar pothuajse e gjithë opozita, përvec kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Dy partitë tjera opozitare, LDK dhe PDK, e refuzuan ftesën e Kurtit, me arsyetimin se për cështjen e dialogut duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

LDK ka theksuar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke.

Kurse, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, fillimisht e ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se në ftesën e dërguar, nuk kishte agjendë.

Tek më vonë theksoi ai, nga Qeveria i kthyen përgjigje duke treguar se do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ditë më parë, emisari amerikan, Gabriel Escobar, deklaroi se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, është “cështje javësh dhe jo vitesh”. Po ashtu, ai theksoi se Kosova duhet ta formojë Asociacionin me Shumicë të Komunave Serbe, për të cilin tha se i ka diskutuar disa modele me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Po ashtu, Escobar, pohoi se ekziston një propozim franko-gjerman, për të cilin tha se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika