Kurti fton Greqinë që t’iu bashkohet vendeve të BE-së, për ta njohur Kosovën

Kryeministri Albin Kurti fton Greqinë që t’iu bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

I pari i Qeverisë, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kishte një adresim në debatin e Greek House.

Kryeminstri duke folur për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin, ka thënë se takimet ndërmjet politikanëve grek dhe kosovarë janë shpeshtuar kohët e fundit. Ndërkohë eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur për 160%.

Kosova është vend atraktiv për investime të kompanive greke për shkak të afërsisë gjeografike me Greqinë, dhe kosotos së ulët të shpenzimeve krahasur me vendet e Bashkimit Evropian, ka thënë Kurti, këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Sipas tij, Republika e Kosovës ka pritshmëri që Greqia t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovën.

Kurti, shprehu edhe besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshrirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në NATO.

Ndër të tjera Kurti ka folur edhe për reagimin e Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës për Ukrainën, duke shprehur gatitshmërinë për të pranuar pesë mijë refugjatë ukrainas dhe duku iu ofruar strehim dhe kushte pune njëzet gazetarëve ukrainas.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika