Kurti i dërgon mesazh Përfaqësueses së Kosovës: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një mesazh përkrahës përfaqësueses së Kosovës në futboll pas humbjes 1:0 ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e ekipit në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, duke thënë se pavarësisht humbjes, skuadra ka treguar punë, përkushtim dhe seriozitet.

Kurti ka falënderuar veçanërisht trajnerin Franco Foda dhe stafin teknik, duke theksuar se ata kanë ndërtuar një ekip që i ka dhënë besim një kombi të tërë.

“Përshëndetje kryetar, të lutem pranoje dhe përcille tutje një falënderim të madh për gjithë stafin teknik, e në veçanti për trajnerin Franco Foda, për paraqitjen në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës. E di që humbja e djeshme dhemb. Sidomos kur ishim aq afër. Por puna, përkushtimi dhe serioziteti që janë ndërtuar në këtë ekip nuk humbin brenda një ndeshjeje. Keni krijuar një ekip që i dha besim një kombi të tërë. Kjo është shumë më e madhe se rezultati. Por tutje, rezultati final është ai në çka duhet të fokusohemi. Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian. Jemi shumë afër dhe jemi bashkë në çdo hap”, thuhet në mesazhin e tij, të publikuar nga FFK.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika