Kurti i gëzuar që studio-bunkeri i radios “Kosova e Lirë” tani është nën përkujdesjen e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur që Radio “Kosova e Lirë”, që luftonte për liri tanimë është nën përkujdesjen e shtetit.

Përmes një postimi në “Instagram”, kryeministri ka shprehur mirënjohjen që iu takon çlirimtarëve lajmëtarë.

“Radio ‘Kosova e Lirë’ ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit,” shkruan Kurti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika