Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që policët të lirohen sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë duke bërë çdo gjë që tre policët shqiptar të kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës, të lirohen sa më shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar sërish ndërkombëtarët ta dënojnë kidnapimin e tre policëve shqiptarë nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Kurti ka thënë se janë duke bërë çdo gjë që zyrtarët policorë të lirohen sa më shpejt dhe të jenë të pacenuar.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojë agresionin e Serbisë më 14 qershor, ku njësitet e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës”, ka thënë Kurti para mediave.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se sipas të gjitha informacioneve që kanë, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë.

Policët shqiptarë u kidnapuan nga forcat serbe në territorin e Kosovës më 14 qershor.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika