Kurti: Kamberi ka qenë zëri i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe jashtë tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar shqiptarët të votojnë bartësin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin në ripërsëritjen e zgjedhjeve që do të zhvillohen në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 26 majit, ka bërë thirrje që të votohet Shaip Kamberi dhe subjekti i drejtuar nga ai.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politikë të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend.

“Nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit ka thënë se shqiptarët goditjen Serbisë duhet t’ia japin qysh herët në mëngjes.

“Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës është detyrë patriotike e secilës dhe secilit me të drejtë vote, pasi siç thotë ai, Serbia po tenton t’ua pamundësojë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend.

Sipas shefit të Qeverisë, Kamberi ka qenë zëri i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe jashtë tij.

Shaip Kamberi, Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD)

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi”, ka theksuar ai.

Postimin e tij, Kurti e ka përmbyllur “Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar”.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të Luginës së Preshevës janë mbajtur, më tre prill 2022.

Ndërsa pas ankesës së Partisë SPS të Ivica Daçiqit, Gjykata Administrative e Serbisë ka marrë vendim që të premten e 27 majit, zgjedhjet të mbahen për herën e tretë në njësinë numër 6-të në Tërnoc.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika