Kurti: Kosova shpreson në mbështetjen e Belgjikës në rrugën e integrimit euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Belgjikës në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik

Ambasadori i parë rezident i Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, për marrjen e detyrës.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit është theksuar ngritja pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Belgjikës, përfshirë vendimin e Belgjikës për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident, Cuvelier.

Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, të përqendruara në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, siç thuhet në njoftim, Kurti dhe Cuvelier kanë diskutuar lidhur me situatën aktuale dhe sulmin terrorist nga ana e Serbisë më datën 24 shtator në Banjskë.

Ambasadori ka shprehur ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, si dhe uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura nga sulmi në Bruksel.

Kryeministri ka falënderuara ambasadorin Culivier për mbështetjen e Mbretërisë së Belgjikës në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe përkrahjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kurti ka thënë se Republika e Kosovës shpreson në mbështetjen e Belgjikës edhe tutje, në proceset integruese euroatlantike, përmbylljen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kandidaturën për anëtarësim në BE, përfshirjen e Republikës së Kosovës në programin Partneritet për Paqe të NATO-s, si dhe anëtarësimin në NATO.

Po ashtu, gjatë takimit është theksuar fakti që nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti e ka veçuar këtë si mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika