Kurti: Kosova zyrtarisht shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030″

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencë për media pas takimit me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ka njoftuar se Kosova është zyrtarisht shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030", teksa shtoi se këto lojëra do të organizohen në bregdetin shqiptar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

“Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”.

Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencë për media pas takimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, të martën e 4 prillit.

Kryeministri Kurti ka thënë se organzimi i lojërave mesdhetare në Kosovë do të shënojë moment historik dhe jo vetëm.

“Lojërat 2030 shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multisportive, e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve, të cilat preken nga ujërat e Mesdheut”, ka thënë tutje Kurti, teksa bëri të ditur se këto lojëra do të organizohen në bregdetin shqiptar.

“Jemi pajtuar me Shqipërinë që këto lojëra të organizohen në bregdetin shqiptar”.

“Mirëpritja e këtyre lojërave në Kosovë në vitin 2030 pasqyron vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ardhmen e të rinjve tanë. Konsolidimi i imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcimi i përkatësisë dhe identitetit shtetëror, infrastrukturë fizike e modernizuar, ekonomi e ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportive…këto janë disa nga përfitimet direkte të Kosovës përmes këtij organzimi”, ka theksuar kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ka potencuar se së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), do të punojë “me shumë kënaqësi dhe entuziazëm” që në vitin 2030 të mirëpresim Komitetin Sportiv nga tri kontinentet e Mesdheut.

Shija e redaktorit

EURO DUELI – Nis aventurën futbollistike në TV Dukagjini

Sonte ka nisur emisioni “Euro Dueli” në TV Dukagjini, emision kushtuar Kampionatit Evropian. Analiza të detajuara, debate interesante, show, do t’i përcjellin shikuesit përgjatë një...

Parada e Çlirimit, FSK e Policia parakalojnë në Prishtinë

Pasardhëse e UÇK-së, e ushtria e shtetit të pavarur të Kosovës nuk kishte si të niste sot parakalimin në 25 vjetorin e çlirimit pos...

Ditët e para të çlirimit, rrëfim nga ish-zyrtari për informim...

Për ditë me radhë në territorin e Maqedonisë, ushtarët e NATO-s stërviteshin për përballjen me forcat serbe në Kosovë. Më 10 qershor në Kumanovë, Serbia...

Të fundit nga rubrika