Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat sa më shpejt

"Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE-së në rajon, Kosovës duhet t'i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit sa më shpejt.

Teksa hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Ukrainës e Moldavisë e ka quajtur historike, ai ka theksuar se Ballkani Perëndimor është mënyra që i siguron kontinentit paqen.

“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika