Kurti kujton dëshmorët dhe martirët e rënë më 7 prill 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë me 7 prill të vitit 1999.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se ‘shteti i Kosovës nuk do ti harrojë dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës së fundit. Teksa shton tutje se do të kërkohet drejtësi deri në fund për secilin krim të kryer nga shteti serb në Kosovë.

“Shteti i Kosovës sikur edhe shoqëria e saj nuk i harrojnë dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës, për çka do të kërkojmë drejtësi deri në fund, për çdo rast dhe për secilin krim të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka kujtuar Masakrën në Abri të Poshtme të Skenderajit si dhe 18 të zhdukurit me dhunë në afërsi të fshatit Lybeniq të Pejës.

“Dy javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, fushatat kriminale të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët vendas, shkuan duke u ashpërsuar dhe intensifikuar. Kështu më 7 prill 1999, forca të armatosura policore dhe ushtarake të Serbisë e sulmuan herët në mëngjes fshatin Abri e Epërme të Drenasit, duke i shënjestruar veçanërisht lagjet Demaku dhe Xhemajli. Këtu ata hasën në rezistencë nga ushtarët e Brigadës 111 “Adem Jashari” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Kurti.

Kurti shtoi se ‘Në të njëjtën ditë, më 7 prill 1999, në afërsi të fshatit Lybeniq të Pejës, një grup prej 13 ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 5 banorësh civilë nga fshatrat përreth, ranë në një pritë të ushtarëve të Serbisë. Nga ajo ditë e deri sot që u bënë 25 vite, ky grup prej gjithsej 18 personash, dëshmorë dhe martirë të lirisë së Kosovës, rezultojnë të zhdukur me dhunë: Hazir Bezeraj, Januz Bezeraj, Muhamed Bezeraj, Abedin Shala, Jeton Shala, Nazmi Shala, Sejdi Shala, Selim Shala, Valdet Shala, Demë Shala, Kushtrim Shala, Agim Gjocaj, Arben Gjocaj, Lulëzim Gjocaj, Nazmi Gjocaj, Selvete Gjocaj, Sylë Gjocaj dhe Deli Bricori’.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika