Kurti: LVV nuk e ka një anëtarë me librezë partie që synon presidentit

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë anëtar me librezë partie që synon postin e presidentit, duke theksuar se e njëjta situatë vlen edhe për PDK-në dhe LDK-në.

Ai falënderoi LDK-në për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në Kuvend.

“E falënderova edhe për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse natyrisht vetëm me ne si shumicë nuk do të kalonin,” tha Kurti.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, ai theksoi se sfida e radhës kërkon sërish shumicë prej dy të tretash.

“Tash kemi një sfidë tjetër, sepse sërish na duhen dy të tretat për çështjen e presidentit. Në njërën anë, ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si LVV me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë se do të jetë kandidati ynë,” u shpreh ai.

Kurti shtoi se LVV nuk ka kandidatë nga radhët e saj për këtë post.

“LVV nuk ka ndonjë anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Por njësoj vlen edhe për dy partitë e tjera të mëdha dhe tradicionale, PDK dhe LDK. U konfirmua edhe nga takimi i mbrëmshëm që kisha me kryetarin e PDK Bedri Hamzën dhe sot me kryetarin e LDK Lumir Abdixhikun. Ne si parti politike nuk kemi pasur kandidatë nga radhët tona.”

Sipas tij, zgjidhja mund të vijë në dy forma.

“Andaj në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve të tillë që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveçshëm në fletëvotim që hedhin në kuti, me së largu deri më 4 mars. Ose është tjetra që subjektet politike merren vesh me njëra-tjetrën për rrugën përpara.”

Ai bëri të ditur se shumica aktuale ka 66 vota, por kjo nuk mjafton për të arritur pragun e nevojshëm.

“I kemi 66, si shumicë, pra 57 plus 9, por 80 është larg, nuk është 5 por 14, dhe 14 me kusht që nuk mungon asnjë; aty vetëm njëri nëse mungon, shkojmë në zgjedhje të reja. Na duhet një shumicë që i afrohet 85, kjo do të thotë që nuk është situatë e lehtë.”

Në fund, Kurti theksoi se bisedimet do të intensifikohen për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika