Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Londër ku po zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit.
Në hyrje të Samitit, Kurtin e ka pritur Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Në këtë takim po marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së.
Samiti i sivjetmë, i 12-ti me radhë që prej themelimit të Procesit të Berlinit në vitin 2014, ka në qendër të diskutimeve çështjet e paqes dhe stabilitetit në rajon, luftën kundër krimit të organizuar, nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes vendeve pjesëmarrëse.