Kurti: Mbi 1200 të rinj përfituan nga programi KGU në dy vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se nga programi “Kosovo Generation Unlimited”, që ofron praktikë me pagesë, trajnime e mentorim, mbi 1 mijë e 200 të rinj nga mosha 16 deri 24 vjeç kanë përfituar këto dy vitet e fundit.

“Për vitin e dytë me radhë, përmes ministrisë sonë të Financave, Punëve dhe Transfereve, dhe me bashkëpunim të UNICEF-it në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit, përgjegjësia e korporatës CSR Kosova po ofrojnë praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim, për mijëra të rinjë të moshës 16 24 vjeç,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se 60% prej tyre janë vajza, dhe se sektorët janë të ndryshëm.

“Programi quhet Kosovo Generation Unlimited. Vetëm në dy vitet e fundit, janë mbi 1200 të rinj kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza. Sektorët janë të ndryshëm: prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika