Kurti në 25 vjetorin e ditës memoriale të të mbijetuarave të dhunës seksuale: Bëjmë thirrje për drejtësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me figura tjera publike ka bërë nderime tek memoriali “Heroinat”, në shënim të ditës memoriale të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me figura tjera publike ka bërë nderime tek memoriali “Heroinat”, në shënim të ditës memoriale të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vasfje Krasniqi, një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, përmendi 14 prillin e 25 viteve më parë duke thënë se tashmë me zhvillimin e vendit është më e fortë.“Para 25 vite, 14 prilli ishte një ditë shumë e tmerrshme për mua, por unë sot jam shumë e fortë, kemi shtetin tonë, kemi policinë tonë, faleminderit”.

E kryeminstri Kurti përmendi 20 mijë viktimat e dhunës seksuale duke thënë se qeveria është e anagazhuar për gjetjen e drejtësisë.

“Sot është dita memoriale për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, rreth 20 mijë gjithsej të cilët kanë paguar çmim të lartë fizik, psiqik për shtetit tonë andaj siç bën thirrje Vasifja Shyhretja, ne nuk i harrojmë kurrë por angazhohemi e bëjmë thirrje për drejtësi”.

Kurti tha se këto janë shembuj për kombin, për thyeje të heshtje për një krim në projeketin serb kundër Kosovës.

“Ministria e drejtësisë ,qeveria, unë, presidentja janë në krye të detyrës në mënyrë që kësaj detyrë ta mbështesim me çka mundemi por iu bëj thirrje të gjithë njerzëve në Kosovë e cila edhe ka kripën në plagë, krimi që bëri Serbia, pasoi stigmatizimi ndaj këtyre personave andaj iu bëjmë thirrje qytetarëve, dhe atyre që kanë pasur të marrin shembullin e Vasfijes, ta thyejnë heshtjen sepse ajo çfarë u ka ndodhur këtyre personave nuk u ka ndodh për shkak të emrit por për shkak se ishin shqiptar, institucionet do ti mbështesin dhe stigmatizimi duhet të luftohet, janë mbi 20 mijë gra vajza burra djem të përdhunuar gjatë luftës nga Serbia, e atyre që më nuk janë u përulemi për dhimbjen pikëllimin që nuk është veç e tyre, faleminderit”. deklaroi Kurti./ekonomiaonline

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika