Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Jam i gatshëm dhe i përgatitur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti me anë të një videomesazhi ka njoftuar se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Ai ka thënë se pjesë e këtij forumi do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ka shqyrtuar mundësinë e një takimi me të, ndërsa ka shtuar se është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të udhëtojë të enjten e 10 nëntorit drejt Parisit me gjashtëvartësit e tij.

Ai ka thënë se është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, me theks të veçantë te njohja reciproke.

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.

Më tej ka theksuar se përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi, do ta ketë mundësinë e një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po ashtu është i ftuar.

Më tej Kurti ka njoftuar se janë ofruar dy propozime në tavolinë ndërsa njëri prej tyre është nga ana e tij.

“Ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka përfunduar Kryeministri Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika