Kurti në Greqi takohet me Von der Leyen, thekson rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe e bashkëpunimin rajonal

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Athinë të Greqisë është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Kryeministri Kurti me presidenten Von der Leyen kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se për çështjen e fundit ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë.

Kryeministri Kurti është takuar edhe me homologun e tij, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, dhe potencialin që dy vendet kanë për thellim e konkretizim të mëtejmë të tyre.

Lexo dhe: Kurti takohet me homologun e tij kroat, diskutojnë për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni dhe dialogun Kosovë-Serbi

“Kurti e njoftoi kryeministrin Plenkoviq për progresin dhe arritjet e vendit në rrafshin ekonomik dhe demokratik, me theks qeverisjen dy vjeçare. Ai e uroi homologun e tij dhe Kroacinë që së fundmi u bë anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe anëtarja e 27-të e zonës Schengen, teksa e cilësoi këtë si një arritje të madhe të Kroacisë dhe Kroacinë si një model për t’u ndjekur. Të dy ndanë këndvështrimet e tyre mbi zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, duke mbetur të përkushtuar për bashkëpunim të afërt, në shërbim të interesave të përbashkëta dhe në linjë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika