Kurti në takim Wikoff: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin amerikan George M. Wikoff.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takimin e parë mes tyre, Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.

Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarësisë, që është kthyer në motor të zhvillimit ekonomik, themel të shtetndërtimit demokratik dhe mundësi për mirëqenie sociale. Për këtë, kryeministri shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike.

Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj.

Kryeministri gjithashtu e njoftoi admiralin Wikoff me veprimet dhe rezultatet e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, si dhe me investimet në mbrojtje. Ai e falënderoi admiralin Wikoff për takimin dhe bisedën dhe për kontributin e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë./KP

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika