Kurti në trevjetorin e qeverisjes: Është ulur ilegaliteti në veri, e po shtohet siguria

Kreu i Qeverisë Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes, ka thënë se në veri të vendit ka rënë ilegaliteti dhe po shtohet siguria, duke deklaruar për sekuestrimin e armatimit dhe aseteve në vlerë prej 15 milionë euro nga strukturat ilegale pas hetimit mbi sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga hetimet mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro.

Sipas tij, në veri të vendit është ulur ilegaliteti, dhe është shtuar ligjshmëria e siguria.

“Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, dhe janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro nga hetimet mbi sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, ku humbëm rreshterin shembullor Afrim Bunjaku por fituam një Hero të Kosovës dhe dolëm fitues e faqebardhë. Atje tash janë ngritur 9 stacione policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit, e nuk kishte asnjë deri në vitin 2021”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka shtuar se mbi 2.4 ton substanca narkotike janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

“Afër 37 milionë euro mall dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara nga operacionet e Doganës së Kosovës. Numri i inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është rritur për rreth 63% në krahasim me vitin 2019 – shifër kjo rekord e inspektimeve. Paraja publike shpenzohet me përgjegjësi dhe ruhet e mbrohet gjithashtu. Mbi 145 milionë euro i janë kursyer buxhetit të Kosovës nga tri procese të fituara në arbitrazhin ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mes tjerash, ai ka theksuar se eliminimi i korrupsionit varet nga veprimet e prokurorisë dhe gjyqësorit.

Kurti duke u bazuar në raportin e organizatës Transparency International ka thënë se si qeveri kanë arritur të renditen më lartë për 21 vende sa i përket luftimit të korrupsionit.

Ai po ashtu ka theksuar qëllimin për një “qeverisje të sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika